Pas një punë disavjeçare, studiuesja Anila Omari, promovoi dje në Akademinë e Shkencave studimin e saj kritik mbi “Çetën e profetëve”
Shqipja fle tek “Çeta e profetëve”
Alma Mile
Tashmë “Çeta e profetëve” nuk është vetëm një privilegj i gjuhëtarëve dhe studiuesve. Çdo lexues mund të shfletojë e të hyjë në botën e një prej autorëve të parë të shqipes së shkruar, Pjetër Bogdanit. Pas një punë disavjeçare,... See more Pas një punë disavjeçare, studiuesja Anila Omari, promovoi dje në Akademinë e Shkencave studimin e saj kritik mbi “Çetën e profetëve”
Shqipja fle tek “Çeta e profetëve”
Alma Mile
Tashmë “Çeta e profetëve” nuk është vetëm një privilegj i gjuhëtarëve dhe studiuesve. Çdo lexues mund të shfletojë e të hyjë në botën e një prej autorëve të parë të shqipes së shkruar, Pjetër Bogdanit. Pas një punë disavjeçare, studiuesja Anila Omari, promovoi dje në Akademinë e Shkencave studimin e saj kritik mbi “Çetën e profetëve”. Pas “Mesharit” të Gjon Buzukut, transkriptuar dhe studiuar nga prof. Eqerem Çabej, “Çeta” është vepra e dytë e madhe që i ofrohet lexuesit në formën e një botimi të tillë. I botuar për herë të parë në Padova në vitin 1685, me një shkrim ku gërshetoheshin alfabetet latine, sllave e greke, libri i Bogdanit vjen sot me alfabetin e sotëm shqip. Studiuesja Omari thotë se ishte një punë e gjatë dhe e vështirë, por që të çon në rezultatin që gjuha e Bogdanit është një gur i fortë themeli në shqipen e sotshme dhe prej saj mund të përfitohet ende. Po dje, në ambientet e Akademisë së Shkencave u promovuan edhe botimet “Tekstet shqipe dhe shkrimi i shqipes në vitet 879-1800” nga Dhimitër Shuteriqi, “Buzuku dhe gjuha e tij”, një botim i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë dhe “Leksikografia shqipe – trashëgimi dhe perspektivë”.
Pas këtij studimi voluminoz, si do ta përkufizonit “Çetën e profetënve”?
Libri “Cuneus Prophetarum”, apo sipas përkthimit të Justin Rrotës “Çeta e profetëve” e Peshkopit Pjetër Bogdani, botuar për herë të parë në Padova në vitin 1685, është një nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë të vjetër letrare. Fakti që është e para vepër origjinale në gjuhën shqipe, në krahasim me veprat e autorëve paraardhës që ishin kryesisht përkthime, e bën tepër të rëndësishëm këtë libër. Karakteri origjinal i veprës duhet marrë në mënyrë relative për karakterin fetar që kishte, por duhet thënë që nuk është mbështetur në ndonjë autor të caktuar në formë përkthimi. Tematika e larmishme i shton rëndësinë veprës. Aty gjejmë që nga tematika fetare, historiografike, të shkencave të natyrës, por edhe letërsi artistike, poezi. Kjo larmishmëri temash çon edhe në larmishmëri stilesh, që është një tregues i shkallës së lartë të përpunimit të gjuhës për atë kohë. Dhe padyshim ky është një gur i rëndësishëm në themelin e gjuhës së sotshme shqipe.
Sa ka mbetur sot nga gjuha e Bogdanit?
Prej kohës së Bogdanit duhej të kalonin dy shekuj deri në rilindjen e gjuhës dhe letërsisë shqipe me bazë në Shkodër. Gjatë kësaj periudhe gjuha shqipe pësoi shumë ndryshime, u futën shumë turqizma gjatë pushtimit osman, kështu që gjuha e Bogdanit është shumë më e pasur se ajo e rilindjes së veriut. Megjithatë pati një vazhdimësi gjuha e Bogdanit, pasi libri i tij ishte i pranishëm në shumë shtëpi shkodrane. Së fundi është hedhur ideja e rigjallërimit të shqipes së vjetër duke marrë për bazë gjuhën e Bogdanit, apo neologjizmat që krijoi ai, për t’iu përgjigjur termave dhe zhvillimeve filozofike, politike, shoqërore të kohës. Mund të thuhet që gjuha e Bogdanit është burim i pashtershëm, i cili mund të shfrytëzohet edhe sot.
Si lindi nevoja e këtij studimi kritik dhe si është ndërtuar ai?
Nevoja e studimit kritik të shkrimtarëve të vjetër lindi vite më parë. Në vitet ’50 ishte i pari Selman Riza dhe më pas Eqerem Çabej. Ai ishte i pari që bëri një studim mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut, që është një studim kritik model. Kjo punë nuk pati vazhdimësi deri sa në vitin 1985-1986 doli botimi i plotë kritik i veprave të Budit. Pas viteve ’90 u shtrua sërish kjo nevojë dhe nga departamenti i Gjuhësisë mu ngarkua mua studimi kritik i veprës së Bogdanit. Ky është një libër që i drejtohet kryesisht një kategorie të caktuar si studentëve të gjuhës, studiuesve, filologëve, por është ndërtuar në mënyrë të tillë që të shfrytëzohet edhe nga një rreth më i gjerë lexuesish. Për këtë arsye, në aparatin kritik janë dy lloj shënimesh, së pari ato kritike, që janë ndërhyrje të studiuesit në lidhje me transkriptimin e tekstit dhe pjesa e dytë që merret me shpjegime fjalësh të rralla, shndërrime morfologjike, etj. Botimi kritik i Bogdanit përmban nga njëra anë riprodhimin anastatik të tekstit origjinal, në faqen përbri transkriptimi fonologjik me aparatin kritik dhe paraprihet nga një studim hyrës mbi kriteret e transkriptimit dhe disa momente të jetës së autorit.
Sa i vështirë ishte transkriptimi i shqipes së vjetër të Bogdanit?
Ky libër ishte një fushë e re studimi për mua, pasi më parë isha marrë me studimin e marrëdhënieve mes gjuhëve sllave dhe asaj shqipe. Ishte një punë e vështirë dhe që kërkonte shtrirje të gjatë në kohë, pasi studiuesi duhet ta bluajë e ta njohë mirë gjuhën e Bogdanit. Fillimisht duhen gjetur të gjitha problemet që shfaq grafika e autorit, të cilat grupohen dhe nxirren kriteret shkencore mbi të cilat do bëhet transkriptimi. Duke qenë voluminoze, rreth 400 fq, ka kërkuar një punë të përqendruar. Megjithatë them se ia dola mbanë dhe mund të përballoj dhe një sprovë të dytë në këtë drejtim.
Thatë se më parë duhet të bëni ndarjen grafike të shkrimit, çfarë elementësh ndeshen më së shumti në shkrimin e Bogdanit?
Në krahasim me shkrimtarët e mëparshëm, Bogdani është më i stabilizuar në grafinë e tij, ndërsa sa i përket drejtshkrimit paraqitet më i vështirë sesa Buzuku që ishte shkrimtari i parë, më së shumti në segmentimin e fjalëve. Alfabeti është përgjithësisht latin, por duke qenë se shqipja ka disa tinguj që nuk gjenden në alfabetin latin, përdori shenja të tjera, të përdorura edhe nga paraardhësit, nga Budi kryesisht. Për shembull shkronjën y e ka marrë nga një shenjë e glagolitishtes, i shkrimit të vjetër sllav, për disa fonema të tjera të shqipes, mori shkronja nga greqishtja, si për th-në, dh-në, z-në. Për shkallën e ortografizmit të paqëndrueshëm të shqipes në atë kohë kishte luhatje dhe nuk ishte konsekuent deri në fund në zbatimin e kritereve grafike dhe studjuesi duhet të kuptojë dhe unifikojë shenjat grafike për fonema të caktuara e t’i ndjekë ato deri në fund.
28/06/2006
KATEGORIA: Kulture ▲ Collapse | |