Pyetjet KudoZ me mbi 10 fjalë Autor da sequência: Monika Coulson
| Monika Coulson Local time: 21:43 Membro (2001) Inglês para Albanês + ... LOCALIZADOR DO WEBSITE
Sipas rregullave të pyetjeve KudoZ, këto të fundit nuk mund të përmbajnë më shumë se 10 fjalë (pasi kjo lloj ndihme nuk konsiderohet si ndihmë për një term të vetëm). Në qoftë se shikoni se dikush bën pyetje KudoZ me mbi 10 fjalë, do t'ju lutesha të më njoftonit menjëherë, pasi mund të mos jem në kompjuter në atë çast. Varet plotësisht nga ju nëse doni t'u përgjigjeni apo jo këtyre lloj pyetjeve, por unë ju rekomandoj që të mos ta harxhoni kohën me to, meqë at... See more Sipas rregullave të pyetjeve KudoZ, këto të fundit nuk mund të përmbajnë më shumë se 10 fjalë (pasi kjo lloj ndihme nuk konsiderohet si ndihmë për një term të vetëm). Në qoftë se shikoni se dikush bën pyetje KudoZ me mbi 10 fjalë, do t'ju lutesha të më njoftonit menjëherë, pasi mund të mos jem në kompjuter në atë çast. Varet plotësisht nga ju nëse doni t'u përgjigjeni apo jo këtyre lloj pyetjeve, por unë ju rekomandoj që të mos ta harxhoni kohën me to, meqë ato janë në kundërshtim me rregullat e KudoZ. Thjesht mund ta injoroni pyetjen dhe sapo të kem mundësinë, unë do ta fshij menjëherë. Ju falënderoj për mirëkuptimin.
Nëse keni ndonjë sugjerim, kërkesë apo pyetje, mos ngurroni të më kontaktoni menjëherë.
Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që po marrin pjesë aktivisht në përgjigjet KudoZ, pasi jo vetëm që krijohet një atmosferë e gjallërueshme, por gjithashtu mësojmë edhe më shumë nga mendimet e ndryshme të njëri-tjetrit.
Gjithë të mirat,
Monika ▲ Collapse | | | Lidhur me pyetjet e gjata e të shpeshta | Dec 5, 2005 |
Pajtohem plotësisht me moderatoren tonë se duhet t'u përmbahemi rregullave për pyetje KudoZ se përndryshe rregullat as që do të ekzistonin.
Personalisht nuk e ndjej për bezdi dhe nuk e kam problem që, sipas nevojës, të sugjeroj përkthimin e një tufe apo grupi fjalësh, që ndonjëherë përbëjnë edhe një fjali të plotë.
Kohëve të fundit ballafaqohemi edhe me një dukuri të re: propozimi i njëpasnjëshëm i fjalëve për përkthim nga anglishtja në gjuhën shq... See more Pajtohem plotësisht me moderatoren tonë se duhet t'u përmbahemi rregullave për pyetje KudoZ se përndryshe rregullat as që do të ekzistonin.
Personalisht nuk e ndjej për bezdi dhe nuk e kam problem që, sipas nevojës, të sugjeroj përkthimin e një tufe apo grupi fjalësh, që ndonjëherë përbëjnë edhe një fjali të plotë.
Kohëve të fundit ballafaqohemi edhe me një dukuri të re: propozimi i njëpasnjëshëm i fjalëve për përkthim nga anglishtja në gjuhën shqipe që, me plot të drejtë, ndonjërit prej nesh, mund t'i duket si një lloj metode për të përkthyer falas...
Nga përvoja që kam nga disa çifte të tjera gjuhësore mund të them se forumi shqipanglisht së paku ka të bëjë me pyetje rreth fjalëve që sado-kudu nuk bien nën çdo nivel. Në çifte te tjera gjuhësore ndonjëherë bëhen edhe pyetje për: "po", "jo", "mirë", "keq" e kështu me radhë.
I jam shumë mirënjohës moderatorës që e hapi këtë temë dhe shpresoj se shumë kolegë do t'i bashkëngjiten këtij diskutimi me kontribute që vetëm mund ta pasurojnë përvojën e secilit prej nesh.
Ju përshëndes dhe uroj që të jeni mirë.
[Edited at 2005-12-05 19:11] ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 21:43 Membro (2001) Inglês para Albanês + ... Autor do assunto LOCALIZADOR DO WEBSITE Kufizimi i pyetjeve KudoZ | Dec 6, 2005 |
Sherefedin MUSTAFA wrote:
Personalisht nuk e ndjej për bezdi dhe nuk e kam problem që, sipas nevojës, të sugjeroj përkthimin e një tufe apo grupi fjalësh, që ndonjëherë përbëjnë edhe një fjali të plotë.
Faleminderit zoti Sherefedin për mendimin tuaj. Unë jam dakord pjesërisht me mendimin tuaj. Po është e vërtetë që ka punë për të gjithë në fushën e përkthimit. Nga ana tjetër, nuk mendoj se është e drejtë dhe etike që dikush, që nuk e njeh gjuhën shqipe, të marrë punë serioze si ajo e krijimit të fjalorit Ectaco. Meqenëse ajo nuk di shqip, atëherë si do ta dallojë ajo përgjigjen më të saktë apo përgjigjen më të mirë?
Më vjen mirë që Eva ndërhyri me përgjigjen e saj drejtuar "pyetëses". Edhe unë e kontaktova personalisht atë para disa ditësh dhe e këshillova që do të ishte më mirë që ajo të merrte dikë tjetër për përkthimet dhe jo të bazohej në përgjigje të ndryshme të vullnetarëve pa pagesë. Ajo m'u përgjigj se në fakt kishte gjetur një redaktor shqiptar dhe më erdhi mirë që nuk u kthye për disa ditë me rradhë. Nuk e di se ç'ndodhi me redaktorin e saj sot...
Nga përvoja që kam nga disa çifte të tjera gjuhësore mund të them se forumi shqipanglisht së paku ka të bëjë me pyetje rreth fjalëve që sado-kudu nuk bien nën çdo nivel. Në çifte te tjera gjuhësore ndonjëherë bëhen edhe pyetje për: "po", "jo", "mirë", "keq" e kështu me radhë.
Eh, kemi patur edhe ne shumë nga këto pyetje dhe ndoshta do të kemi edhe plot të tjera. Për mendimin tim, këto pyetje zakonisht vihen në ProZ.com nga kureshtarët e gjuhës dhe jo nga përkthyesit e mirëfilltë.
Pyetje të tilla janë kufizuar shumë me futjen e disa rregullave të tjera për pyetjet KudoZ, si p.sh.: një anëtar Platinum mund të bëjë deri në 15 pyetje në ditë, një joanëtar mund të bëjë deri në 5 pyetje në ditë ose dikush i paregjistruar mund të bëjë vetëm një pyetje në ditë.
Megjithatë, personalisht unë jam për një kufizim edhe më të madh, edhe pse jo të gjithë bien dakord me mua Pse e them këtë? Pasi me një llogaritje të thjeshtë, një anëtar Platinum ka të drejtë të bëjë deri në rreth 450 pyetje në muaj (15 pyetje në ditë X 30 ditë). Jam dakord me atë që nuk është turp të bësh pyetje, përkundrazi. Unë për vete kam bërë dhe e di që do vazhdoj të bëj pyetje. Por çdo gjë ka një kufi. Nëse një përkthyes bën ta zemë 450 pyetje në një muaj, për një material që ka në dorë, atëherë sa i përgatitur është ai përkthyes në atë fushë që po përkthen? Edhe një herë, nuk po flasim për 30-50 pyetje në muaj, por për një situatë imagjinare me 450 pyetje në muaj (maksimali i pyetjeve që mund të bëhen në një muaj). Ky është mendimi im të paktën dhe çdo njeri ka mendimet e tjera. Do të ishte kënaqësi t'i dëgjonim/lexonim edhe mendimet e kolegëve.
Gjithë të mirat,
Monika | | | Eva T Inglês para Albanês + ... Nuk është e drejtë! | Dec 7, 2005 |
Temë e mirë për t'u diskutuar. Sherefedin, edhe unë jam e gatshme për të ndihmuar të tjerët nëse kanë nevojë, ose të paktën për të thënë mendimin tim. Por çdo gjë me lezet.
Vjen dikush që nuk e flet gjuhën fare dhe dëshiron të bëjë fjalor duke shfrytëzuar përkthyesit! JO, nuk mendoj se është e drejtë. Po të ishte se ajo ishte shqiptare, po ore, do ta ndihmoja me aq sa dija, po jo dikë që nuk flet fare gjuhën tënde, të ngrihet dhe të bëjë fjalor. ... See more Temë e mirë për t'u diskutuar. Sherefedin, edhe unë jam e gatshme për të ndihmuar të tjerët nëse kanë nevojë, ose të paktën për të thënë mendimin tim. Por çdo gjë me lezet.
Vjen dikush që nuk e flet gjuhën fare dhe dëshiron të bëjë fjalor duke shfrytëzuar përkthyesit! JO, nuk mendoj se është e drejtë. Po të ishte se ajo ishte shqiptare, po ore, do ta ndihmoja me aq sa dija, po jo dikë që nuk flet fare gjuhën tënde, të ngrihet dhe të bëjë fjalor.
Sipas historisë së saj, që nuk e besoj fare, ajo në fillim zgjedh një përkthyes të keq (sipas fjalëve të saj, pastaj një editor/redaktor më të keq dhe në fund po i rregullon të gjitha gabimet vetë, më falni, nëpërmjet nesh!
Eva
Sherefedin MUSTAFA wrote:
Pajtohem plotësisht me moderatoren tonë se duhet t'u përmbahemi rregullave për pyetje KudoZ se përndryshe rregullat as që do të ekzistonin.
Personalisht nuk e ndjej për bezdi dhe nuk e kam problem që, sipas nevojës, të sugjeroj përkthimin e një tufe apo grupi fjalësh, që ndonjëherë përbëjnë edhe një fjali të plotë.
Kohëve të fundit ballafaqohemi edhe me një dukuri të re: propozimi i njëpasnjëshëm i fjalëve për përkthim nga anglishtja në gjuhën shqipe që, me plot të drejtë, ndonjërit prej nesh, mund t'i duket si një lloj metode për të përkthyer falas...
Nga përvoja që kam nga disa çifte të tjera gjuhësore mund të them se forumi shqipanglisht së paku ka të bëjë me pyetje rreth fjalëve që sado-kudu nuk bien nën çdo nivel. Në çifte te tjera gjuhësore ndonjëherë bëhen edhe pyetje për: "po", "jo", "mirë", "keq" e kështu me radhë.
I jam shumë mirënjohës moderatorës që e hapi këtë temë dhe shpresoj se shumë kolegë do t'i bashkëngjiten këtij diskutimi me kontribute që vetëm mund ta pasurojnë përvojën e secilit prej nesh.
Ju përshëndes dhe uroj që të jeni mirë.
[Edited at 2005-12-05 19:11] ▲ Collapse | |
|
|
Tash e kam të qartë se si qëndroka puna! | Dec 7, 2005 |
Eva T wrote:
"Vjen dikush që nuk e flet gjuhën fare dhe dëshiron të bëjë fjalor duke shfrytëzuar përkthyesit! JO, nuk mendoj se është e drejtë..."
Ju falënderoj Eva për shpjegimin e dhënë në kontributin tuaj. Unë sinqerisht nuk e dija se si ishte puna e asaj zonjës që kohëve të fundit postoi aq shumë pyetje. Por tash e kam të qartë!
Edhe unë jam i gatshëm që brenda mundësive të mia t'u ndihmoj kolegëve nga tërë bota e lëre më nga Shqip�... See more Eva T wrote:
"Vjen dikush që nuk e flet gjuhën fare dhe dëshiron të bëjë fjalor duke shfrytëzuar përkthyesit! JO, nuk mendoj se është e drejtë..."
Ju falënderoj Eva për shpjegimin e dhënë në kontributin tuaj. Unë sinqerisht nuk e dija se si ishte puna e asaj zonjës që kohëve të fundit postoi aq shumë pyetje. Por tash e kam të qartë!
Edhe unë jam i gatshëm që brenda mundësive të mia t'u ndihmoj kolegëve nga tërë bota e lëre më nga Shqipëria apo troje të tjera ku flitet shqipja.
Do të propozoja bile që ne, anëtarët e forumit shqiptar, të themelojmë një lloj "fondi" ku do të jepnim nga pikat tona BrowniZ me qëllim që ato t' u jepen kolegëve e sidomos përkthyesve të rinj shqiptar që edhe ata të inkuadrohen sa më mirë në rrjetin virtual e ndërkombëtar të përkthimeve.
Ju përshëndes të gjithëve dhe ju uroj çdo të mirë.
Sherefedini
[Edited at 2005-12-07 18:16]
[Edited at 2005-12-07 20:28] ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 21:43 Membro (2001) Inglês para Albanês + ... Autor do assunto LOCALIZADOR DO WEBSITE
Ju përshëndes të gjithëve. Vetëm dëshiroj të rikujtoj edhe një herë se nëse një pyetje e caktuar KudoZ është më e gjatë se 10 fjalë dhe/ose përmban më shumë se 1 term për t'u përkthyer, mirë është që të mos t'i përgjigjemi, pasi sipas rregullave, kjo pyetje duhet fshirë.
Ju falënderoj të gjithëve dhe ditën e mirë,
Monika | | | Não foi designado um moderador especificamente para este fórum. Para reportar violações de regras do sítio ou para obter ajuda, por favor contacte o staff do sítio » Pyetjet KudoZ me mbi 10 fjalë Wordfast Pro | Translation Memory Software for Any Platform
Exclusive discount for ProZ.com users!
Save over 13% when purchasing Wordfast Pro through ProZ.com. Wordfast is the world's #1 provider of platform-independent Translation Memory software. Consistently ranked the most user-friendly and highest value
Buy now! » |
| TM-Town | Manage your TMs and Terms ... and boost your translation business
Are you ready for something fresh in the industry? TM-Town is a unique new site for you -- the freelance translator -- to store, manage and share translation memories (TMs) and glossaries...and potentially meet new clients on the basis of your prior work.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |