Off topic: Se mos përkthehen vetëm fjalët! Po gjestet? Autor da sequência: Fabiana Papastefani-Pezzoni
|
Një ditë Sara, një nga çupat e mia që tani është 5 vjeç e gjysëm, erdhi në shtëpi dhe më tha: “kemi mësuar se si të themi jo, po dhe patjetër”. “Patjetër???? Pa hë njëherë”. Ajo beri “jo” dhe “po” me kokë (“jo” duke kthyer kokën majtas e djathtas dhe “po” para e prapa) pastaj tha “patjetër” duke mënjanuar kokën majtas e djathtas. Ndoshta shumica juaj jashtë Shqipërisë keni kohë që nuk e bëni më këtë lëvizje koke por shpresoj që t’j... See more Një ditë Sara, një nga çupat e mia që tani është 5 vjeç e gjysëm, erdhi në shtëpi dhe më tha: “kemi mësuar se si të themi jo, po dhe patjetër”. “Patjetër???? Pa hë njëherë”. Ajo beri “jo” dhe “po” me kokë (“jo” duke kthyer kokën majtas e djathtas dhe “po” para e prapa) pastaj tha “patjetër” duke mënjanuar kokën majtas e djathtas. Ndoshta shumica juaj jashtë Shqipërisë keni kohë që nuk e bëni më këtë lëvizje koke por shpresoj që t’ju kujtohet se për çfarë po flas. T’ju them të drejtën u habita se më erdhi e papritur që mësuesja, kur u mësonte fëmijëve të kopshtit (atëherë 4 vjeç) gjeste që mund të zëvendësonin fjalët e përfshinte edhe atë që në fakt është pjesë e kulturës sonë përsa i përket gjesteve. Fillova të mendoj nëse është e drejtë të konfirmohet ajo qe ne vërtetë bejmë (në Shqipëri) sa herë që duam të themi “patjetër” ose “sigurisht” ose edhe “po” në disa raste. Po pse jo! E dimë të gjithë që në shumë vende të tjera, jo vetëm në SHBA e gjetkë, por edhe komshijtë tanë, nuk e bëjnë këtë gjest; e dimë të gjithë edhe që ne e kemi të trashëguar. Prej sa vitesh e bëjmë kete gjë? Kush e di? A mund të quhet tashmë një gjest që bëjmë ne shqiptarët, njëlloj siç e kanë në Indi? Që nga momenti që e bëjmë, dhe prej shumë vitesh tashmë, mua m’u duk me vend ajo që mësuesja u kishte thënë fëmijëve. Po ju si thoni?
Të dal tek titulli i këtij mesazhi. Tani jemi në Ukrainë. Çupat tani shkojnë në shkollën britanike dhe mësuesja kishte folur për këtë dhe kishte pyetur fëmijë nga vende të ndryshme. Qëllimi ishte që të unifikoheshin disa nga gjestet më të rëndësishme midis gjithë fëmijëve dhe mësuesëve e të tjerë me rradhë. Ajo kishte vënë re që Sara bënte “patjetër” me kokë kur ajo i thoshte të bënte diçka kështu ose ashtu. Sara u përpoq me gjithë mënyrat tua shpjegonte “patjetër”-in por pa shumë sukses. Kur shkova ta marr në shkollë, mësuesja më pyeti dhe unë u përpoqa t’ia shpjegoja. Kuptohet se, si angleze që është, u habit dhe tha se do tua shpjegonte edhe fëmijëve të tjerë. Në këtë mënyrë të gjithë fëmijët e tjerë do ta kuptonin nëse Sara do t’u thoshte ndonjëherë “patjetër” me kokë. Pas disa ditësh mësuesja më tha se të gjithë fëmijët e kishin gjetur shumë të këndshme këtë lëvizje koke dhe bile e përdornin kur flisnin me mësuesen. Më erdhi për të qeshur. I imagjinoni dot fëmijë anglisht folës (anglezë apo amerikanë) që bëjnë këtë lëvizje koke dhe thonë “yes, mum” në shtëpitë e tyre?
[Edited at 2004-01-27 20:26] ▲ Collapse | | | Shumë e lezetshme | Jan 29, 2004 |
E dashur Fabiana,
shumë e lezetshme kjo që shkruan. Është e vërtetë që gjestet "flasin" shumë. Ju uroj fat edhe juve, edhe vajzave në vendin tuaj të ri. Uroj që të mësoni sa më shumë gjëra të reja aty dhe të kënaqeni sa më shumë.
Gjithë të mirat,
Ani
Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote:
Një ditë Sara, një nga çupat e mia që tani është 5 vjeç e gjysëm, erdhi në shtëpi dhe më tha: “kemi mësuar se si të themi jo, po dhe patjetër”. “Patjetër???? Pa hë njëherë”. Ajo beri “jo” dhe “po” me kokë (“jo” duke kthyer kokën majtas e djathtas dhe “po” para e prapa) pastaj tha “patjetër” duke mënjanuar kokën majtas e djathtas. Ndoshta shumica juaj jashtë Shqipërisë keni kohë që nuk e bëni më këtë lëvizje koke por shpresoj që t’ju kujtohet se për çfarë po flas. T’ju them të drejtën u habita se më erdhi e papritur që mësuesja, kur u mësonte fëmijëve të kopshtit (atëherë 4 vjeç) gjeste që mund të zëvendësonin fjalët e përfshinte edhe atë që në fakt është pjesë e kulturës sonë përsa i përket gjesteve. Fillova të mendoj nëse është e drejtë të konfirmohet ajo qe ne vërtetë bejmë (në Shqipëri) sa herë që duam të themi “patjetër” ose “sigurisht” ose edhe “po” në disa raste. Po pse jo! E dimë të gjithë që në shumë vende të tjera, jo vetëm në SHBA e gjetkë, por edhe komshijtë tanë, nuk e bëjnë këtë gjest; e dimë të gjithë edhe që ne e kemi të trashëguar. Prej sa vitesh e bëjmë kete gjë? Kush e di? A mund të quhet tashmë një gjest që bëjmë ne shqiptarët, njëlloj siç e kanë në Indi? Që nga momenti që e bëjmë, dhe prej shumë vitesh tashmë, mua m’u duk me vend ajo që mësuesja u kishte thënë fëmijëve. Po ju si thoni?
Të dal tek titulli i këtij mesazhi. Tani jemi në Ukrainë. Çupat tani shkojnë në shkollën britanike dhe mësuesja kishte folur për këtë dhe kishte pyetur fëmijë nga vende të ndryshme. Qëllimi ishte që të unifikoheshin disa nga gjestet më të rëndësishme midis gjithë fëmijëve dhe mësuesëve e të tjerë me rradhë. Ajo kishte vënë re që Sara bënte “patjetër” me kokë kur ajo i thoshte të bënte diçka kështu ose ashtu. Sara u përpoq me gjithë mënyrat tua shpjegonte “patjetër”-in por pa shumë sukses. Kur shkova ta marr në shkollë, mësuesja më pyeti dhe unë u përpoqa t’ia shpjegoja. Kuptohet se, si angleze që është, u habit dhe tha se do tua shpjegonte edhe fëmijëve të tjerë. Në këtë mënyrë të gjithë fëmijët e tjerë do ta kuptonin nëse Sara do t’u thoshte ndonjëherë “patjetër” me kokë. Pas disa ditësh mësuesja më tha se të gjithë fëmijët e kishin gjetur shumë të këndshme këtë lëvizje koke dhe bile e përdornin kur flisnin me mësuesen. Më erdhi për të qeshur. I imagjinoni dot fëmijë anglisht folës (anglezë apo amerikanë) që bëjnë këtë lëvizje koke dhe thonë “yes, mum” në shtëpitë e tyre?
[Edited at 2004-01-27 20:26] | | | Borana Moisiu Albânia Local time: 04:38 Inglês para Albanês + ... Eh, fëmijët... | Feb 2, 2004 |
E dashur Fabiana,
më shkrive me këtë shkrim dhe me nxorre mallin e mbesave që jetojnë në Amerikë. Shumë interesante kjo puna e fëmijëve dhe sidomos komunikimi i tyre. Megjithatë, mosha e tyre e bën edhe më të lehtë mësimin e një gjuhe dhe tradite të huaj. Paci fat në vendin tuaj të ri.
Borana
Fabiana Papastefani-Pezzoni wrote:
Një ditë Sara, një nga çupat e mia që tani është 5 vjeç e gjysëm, erdhi në shtëpi dhe më tha: “kemi mësuar se si të themi jo, po dhe patjetër”. “Patjetër???? Pa hë njëherë”. Ajo beri “jo” dhe “po” me kokë (“jo” duke kthyer kokën majtas e djathtas dhe “po” para e prapa) pastaj tha “patjetër” duke mënjanuar kokën majtas e djathtas. Ndoshta shumica juaj jashtë Shqipërisë keni kohë që nuk e bëni më këtë lëvizje koke por shpresoj që t’ju kujtohet se për çfarë po flas. T’ju them të drejtën u habita se më erdhi e papritur që mësuesja, kur u mësonte fëmijëve të kopshtit (atëherë 4 vjeç) gjeste që mund të zëvendësonin fjalët e përfshinte edhe atë që në fakt është pjesë e kulturës sonë përsa i përket gjesteve. Fillova të mendoj nëse është e drejtë të konfirmohet ajo qe ne vërtetë bejmë (në Shqipëri) sa herë që duam të themi “patjetër” ose “sigurisht” ose edhe “po” në disa raste. Po pse jo! E dimë të gjithë që në shumë vende të tjera, jo vetëm në SHBA e gjetkë, por edhe komshijtë tanë, nuk e bëjnë këtë gjest; e dimë të gjithë edhe që ne e kemi të trashëguar. Prej sa vitesh e bëjmë kete gjë? Kush e di? A mund të quhet tashmë një gjest që bëjmë ne shqiptarët, njëlloj siç e kanë në Indi? Që nga momenti që e bëjmë, dhe prej shumë vitesh tashmë, mua m’u duk me vend ajo që mësuesja u kishte thënë fëmijëve. Po ju si thoni?
Të dal tek titulli i këtij mesazhi. Tani jemi në Ukrainë. Çupat tani shkojnë në shkollën britanike dhe mësuesja kishte folur për këtë dhe kishte pyetur fëmijë nga vende të ndryshme. Qëllimi ishte që të unifikoheshin disa nga gjestet më të rëndësishme midis gjithë fëmijëve dhe mësuesëve e të tjerë me rradhë. Ajo kishte vënë re që Sara bënte “patjetër” me kokë kur ajo i thoshte të bënte diçka kështu ose ashtu. Sara u përpoq me gjithë mënyrat tua shpjegonte “patjetër”-in por pa shumë sukses. Kur shkova ta marr në shkollë, mësuesja më pyeti dhe unë u përpoqa t’ia shpjegoja. Kuptohet se, si angleze që është, u habit dhe tha se do tua shpjegonte edhe fëmijëve të tjerë. Në këtë mënyrë të gjithë fëmijët e tjerë do ta kuptonin nëse Sara do t’u thoshte ndonjëherë “patjetër” me kokë. Pas disa ditësh mësuesja më tha se të gjithë fëmijët e kishin gjetur shumë të këndshme këtë lëvizje koke dhe bile e përdornin kur flisnin me mësuesen. Më erdhi për të qeshur. I imagjinoni dot fëmijë anglisht folës (anglezë apo amerikanë) që bëjnë këtë lëvizje koke dhe thonë “yes, mum” në shtëpitë e tyre?
[Edited at 2004-01-27 20:26] | | | Não foi designado um moderador especificamente para este fórum. Para reportar violações de regras do sítio ou para obter ajuda, por favor contacte o staff do sítio » Se mos përkthehen vetëm fjalët! Po gjestet? Anycount & Translation Office 3000 | Translation Office 3000
Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.
More info » |
| Trados Business Manager Lite | Create customer quotes and invoices from within Trados Studio
Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.
More info » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |