Çështje gramatikore: Shkrimi i fjalëve me vizë lidhëse në mes Autor da sequência: Monika Coulson
| Monika Coulson Local time: 21:54 Membro (2001) Inglês para Albanês + ... LOCALIZADOR DO WEBSITE
Në këtë rubrikë po vendos rregullat e shkrimit të fjalëve me vizë lidhëse në mes, sipas Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.
Shpresoj që të na hyjnë në punë të gjithëve,
Me respekt,
Monika
[Edited at 2003-11-06 01:02] | | | Monika Coulson Local time: 21:54 Membro (2001) Inglês para Albanês + ... Autor do assunto LOCALIZADOR DO WEBSITE Shkruhen me vizë lidhëse në mes: | Oct 5, 2003 |
a) formimet e përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajta të ndryshme, nga bashkimi i dy antonimeve, i dy numërorëve themelorë (për të shënuar një sasi të përafërt), formimet onomatopeike të përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajtë të ndryshuar:
copë-copë, çika-çika, duar-duar, fije-fije, fletë-fletë, grigje-grigje, grupe-grupe, gunga-gunga, herë-herë, kokrra-kokrra, kortarë-kortar�... See more a) formimet e përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajta të ndryshme, nga bashkimi i dy antonimeve, i dy numërorëve themelorë (për të shënuar një sasi të përafërt), formimet onomatopeike të përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajtë të ndryshuar:
copë-copë, çika-çika, duar-duar, fije-fije, fletë-fletë, grigje-grigje, grupe-grupe, gunga-gunga, herë-herë, kokrra-kokrra, kortarë-kortarë, kuti-kuti, lara-lara, lloj-lloj, ngjyra-ngjyra, palë-palë, petë-petë, pika-pika, pjesë-pjesë, radhë-radhë, rripa-rripa, shkallë-shkallë, togje-togje, tufa-tufa, thela-thela, valë-valë, vende-vende, vise-vise, vrima-vrima, xhunga-xhunga, zhele-zhele, etj;
dita-ditës, dora-dorës, hera-herës, këmba-këmbës, etj.;
njëri-tjetri, shoqi-shoqin, etj.;
çalë-çalë, fort-fort, gati-gati, hollë-hollë, rëndë-rëndë, shumë-shumë, vonë-vonë etj.
aty-këtu, hyrje-dalje, (punëtorët e) ngarkim-shkarkimit, poshtë-lart, pritje-përcjellje, vajtje-ardhje etj.;
dy-tri orë, dhjetë-pesëmbëdhjetë vjet, 10-15 vjet, katër-pesë veta, pesë-gjashtë ditë, 5-6 ditë, afate dy-tre mujore, periudha njëzet-tridhjetë vjeçare etj.;
bam-bam, ciu-ciu, dër-dër, fiu-fiu, ham-ham, hum-hum, kuak-kuak, llap-llap, osh-osh, tak-tak, zdruj-zdruj etj.;
bam-bum, fap-fup, gau-giu, ham-hum, paf-puf, tik-tak etj.;
gëk-mëk, lecka-pecka, qorr-morr etj. ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 21:54 Membro (2001) Inglês para Albanês + ... Autor do assunto LOCALIZADOR DO WEBSITE Shkruhen me vizë lidhëse në mes: | Oct 5, 2003 |
emërtimet e përbëra të njësive të matjes:
ditë-njeri, ditë-punë, gram-molekulë, kalë-fuqi, kuaj-fuqi, kilovat-orë, orë-makinë, orë-normë, orë-njeri, ton-kilometër, vit-dritë etj.
Kështu shkruhen edhe emërtimet e përbëra të njësive të ndryshme të klasifikimit: grup-kulturë, grup-mallra, grup-moshë etj. | | | Monika Coulson Local time: 21:54 Membro (2001) Inglês para Albanês + ... Autor do assunto LOCALIZADOR DO WEBSITE Shkruhen me vizë lidhëse në mes: | Oct 5, 2003 |
emërtimet jo të thjeshta me lidhje këpujore plotësuese ose me lidhje përcaktore-ndajshtimore ndërmjet pjesëve përbërëse të tyre:
bar-bufe, bar-lulishte, hotel-restorant, kafe-restorant, miniera e hekur-nikelit, (trajta) përsore-vetvetore, postë-telegraf-telefon etj.;
dhomë-muze, shtëpi-muze, qytet-muze, qytet-hero, dyqan-shtëpi, hotel-pension, vagon-cisternë, vagon-restorant, vinç-kullë, vinç-urë, sëpatë-daltë, organizatë-bazë, (punimet e) shpi... See more emërtimet jo të thjeshta me lidhje këpujore plotësuese ose me lidhje përcaktore-ndajshtimore ndërmjet pjesëve përbërëse të tyre:
bar-bufe, bar-lulishte, hotel-restorant, kafe-restorant, miniera e hekur-nikelit, (trajta) përsore-vetvetore, postë-telegraf-telefon etj.;
dhomë-muze, shtëpi-muze, qytet-muze, qytet-hero, dyqan-shtëpi, hotel-pension, vagon-cisternë, vagon-restorant, vinç-kullë, vinç-urë, sëpatë-daltë, organizatë-bazë, (punimet e) shpim-kërkimit, (brigada e) shpim-shfrytëzimit, të shpim-vlerësimit, plan-detyrë, qen-ujk etj. ▲ Collapse | |
|
|
Monika Coulson Local time: 21:54 Membro (2001) Inglês para Albanês + ... Autor do assunto LOCALIZADOR DO WEBSITE Shkruhen me vizë lidhëse në mes: | Oct 5, 2003 |
formimet terminologjike të tipit:
(raketa) ajër-ajër, ajër-tokë; tokë-ajër, tokë-tokë etj. | | | Monika Coulson Local time: 21:54 Membro (2001) Inglês para Albanês + ... Autor do assunto LOCALIZADOR DO WEBSITE Shkruhen me vizë lidhëse në mes: | Apr 23, 2004 |
Shkruhen me vizë lidhëse në mes formimet e tjera jo të thjeshta, kryesisht mbiemërore, pjesët e të cilave kanë midis tyre lidhje këpujore që shprehin marrëdhënie plotësuese ose të ndërsjellta:
agraro-industrial, analitiko-sintetik, bujqësor-industrial, ekonomiko-shoqëror, historiko-gjeografik, politiko-kulturor, politiko-shoqëror, tekniko-material, ushtarako-politik etj.;
afro-aziatik, anglo-amerikan, austro-hungarez, balto-sllav, franko-gjerman, greko... See more Shkruhen me vizë lidhëse në mes formimet e tjera jo të thjeshta, kryesisht mbiemërore, pjesët e të cilave kanë midis tyre lidhje këpujore që shprehin marrëdhënie plotësuese ose të ndërsjellta:
agraro-industrial, analitiko-sintetik, bujqësor-industrial, ekonomiko-shoqëror, historiko-gjeografik, politiko-kulturor, politiko-shoqëror, tekniko-material, ushtarako-politik etj.;
afro-aziatik, anglo-amerikan, austro-hungarez, balto-sllav, franko-gjerman, greko-romak, shqiptaro-grek, trako-ilir etj.*;
fjalor frëngjisht-shqip, fjalor latinisht-shqip, fjalor shqip-rusisht-frëngjisht etj.
Po kështu shkruhen: maksizëm-leninizëm, marksist-leninist, marksiste-leniniste.
*Kur formimet e këtij tipi shënojnë njësi etnike ose gjuhësore të ngulitura historikisht, shkruhen pa vizë në mes, si një fjalë e vetme: anglosakson, (gjuhët) indoevropiane, istrorumanishtja, retoromanishtja, serbokroatishtja etj. ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 21:54 Membro (2001) Inglês para Albanês + ... Autor do assunto LOCALIZADOR DO WEBSITE Shkruhet me vizë lidhëze pjesëza ish- | May 31, 2006 |
Shkruhet me vizë lidhëze pjesëza ish- përpara emërtimeve të ndryshme:
ish-drejtor, ish-komandant, ish-komisar, ish-kryeqytet, ish-ministër etj. | | | Monika Coulson Local time: 21:54 Membro (2001) Inglês para Albanês + ... Autor do assunto LOCALIZADOR DO WEBSITE Shkruhen me vizë lidhëze në mes emërtimet e përbëra të pikave të horizontit | May 31, 2006 |
Shkruhen me vizë lidhëze në mes emërtimet e përbëra të pikave të horizontit, të formuara prej një fjale të thjeshtë dhe prej një fjale të përbërë:
jug-juglindje, jug-jugperëndim, lindje-verilindje, perëndim-jugperëndim, veri-verilindje etj. | | | Não foi designado um moderador especificamente para este fórum. Para reportar violações de regras do sítio ou para obter ajuda, por favor contacte o staff do sítio » Çështje gramatikore: Shkrimi i fjalëve me vizë lidhëse në mes CafeTran Espresso | You've never met a CAT tool this clever!
Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer.
Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools.
Download and start using CafeTran Espresso -- for free
Buy now! » |
| Pastey | Your smart companion app
Pastey is an innovative desktop application that bridges the gap between human expertise and artificial intelligence. With intuitive keyboard shortcuts, Pastey transforms your source text into AI-powered draft translations.
Find out more » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |