Përkthim termash nga anglishtja në shqip
Autor da sequência: Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albânia
Local time: 04:33
Membro (2003)
Inglês para Albanês
+ ...
Aug 29, 2003

Të nderuar kolegë,

Dua të ndaj me ju çështjen e përkthimit të disa termave nga anglishtja në shqip, si më poshtë:

1. Performance – a përdorni ju nje fjalë të vetmë për performance?

2. Audit – këtu dua të sqaroj diçka. Kam përkthyer dis aherë në seminare mbi “auditin” pasi ky është një funksion goxha e ri në Shqipëri. Kur unë fillova të huj në thellësi të kësaj teme (së pari për të përkthyer fjalën audit e së
... See more
Të nderuar kolegë,

Dua të ndaj me ju çështjen e përkthimit të disa termave nga anglishtja në shqip, si më poshtë:

1. Performance – a përdorni ju nje fjalë të vetmë për performance?

2. Audit – këtu dua të sqaroj diçka. Kam përkthyer dis aherë në seminare mbi “auditin” pasi ky është një funksion goxha e ri në Shqipëri. Kur unë fillova të huj në thellësi të kësaj teme (së pari për të përkthyer fjalën audit e së dyti për të kuptuar se ç’ishte në të vërtetë audit-i. Mora vesh se deri tani në Shqipëri kryhej kontroll (Kontrolli i Lartë i Shtetit me degët e tij) dhe jo audit. Më pas m’u shpjegua se ç’ishte në të vërtetë auditi (në cilin moment të aktivitetit të një institucionit ndërhyn, në ç’formë, si është organizuar, kujt i shërben, si rrjedh informacioni i dalë nga audited dhe masat që duhen marrë). Kur mësova edhe për llojet e auditit të brendëdhëm dhe të jashtëm, si ndërthuren dhe si ndahen, kujt i shërbejnë sejcili, horizonti u hap më tej. Pastaj kur përktheva manualet, rregulloret, përshkrimet e sakta të punës së tyre, unë edhe më shumë e pata të vështirë të gjeja një fjalë të vetmë në shqip që t’i pëqrputhet saktësisht termit audit me gjithë ç’nënkupton ky term. Për momentin ai është pranuar audit në Drejtorinë e re të Përgjithshme të Auditit të Brendëshëm të sapo krijuar në Ministrinë e Financave në Tiranë.

3. Right of Ëay – ky është një term që përdoret shumë në fushën e transportit. Edhe në këtë fushë kam perkthyer prej pesë vjetësh tashmë. M’u shpjegua se kjo do të thotë: “E gjithë pjesa e tokës së shpronësuar për qëllime ndërtimesh publike, si rrugë, ura, sheshe apo të tjera” (kryesisht rrugë) që nuk përfshin vetëm rrugën ku ecin makinat (carriage ëay) por edhe bankinat (shoëlders, embankments), shpatullat-sopet, jeshillëqet anës rrugës, në rastin e autostradave edhe një pjesë pak më tej ku zakonisht vendosin një rrjetë teli. Unë edhe këtu kam pasur pakëz vështirësi për të gjetur termin e shkurtër shqip. Për të evituar keqkuptimet më është dashur ta them me më shumë fjalë: “Toka e Shpronësuar për Ndërtimin e Rrugës”.

Më falni që u zgjata kaq shumë edhe sepse të tilla fjalë janë me dhjetra në çdo fushë.

Fabiana
Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 20:33
Membro (2001)
Inglês para Albanês
+ ...
LOCALIZADOR DO WEBSITE
Përvoja ime Aug 29, 2003

E dashur Fabiana,
Së pari faleminderit shumë që e ngrite këtë çështje për ta diskutuar së bashku. Unë po shkruaj këtu disa nga eksperiencat e mia.

1. Përsa i përket fjalës "performance" unë përdor fjalë të ndryshme në shqip, në varësi të kontekstit. P.sh., nëse bëhet fjala për "Student performance", mund të përdor "rendimenti i nxënësit" ose "efektshmëria e nxënësit", sipas rastit.
Ka raste që e përkthej si "përmbushje" (e një detyre)
... See more
E dashur Fabiana,
Së pari faleminderit shumë që e ngrite këtë çështje për ta diskutuar së bashku. Unë po shkruaj këtu disa nga eksperiencat e mia.

1. Përsa i përket fjalës "performance" unë përdor fjalë të ndryshme në shqip, në varësi të kontekstit. P.sh., nëse bëhet fjala për "Student performance", mund të përdor "rendimenti i nxënësit" ose "efektshmëria e nxënësit", sipas rastit.
Ka raste që e përkthej si "përmbushje" (e një detyre) nëse do të ishte "duty performance" ose diçka e ngjashme. Unë për vete këtë fjalë nuk e ruaj gjithmonë të njëjtë, por e përkthej në varësi të kontekstit.

2. Përsa i përket fjalës "audit", deri tani e kam përkthyer si "kontroll financiar, revizion financiar, revizionoj", sipas rastit dhe kontekstit. Fjala "Audit" që qenka pranuar tani së fundi në Ministrinë e Financave më habit paksa, pasi është fjalë e huaj [megjithatë jo shumë, pasi në Shqipëri përdoren më shumë fjalë të huaja se në çdo gjuhë tjetër të botës besoj!! - mendim personal ]
Im atë punon në Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe do ta pyes kur ta marr në telefon kësaj rradhe nëse edhe ata kanë filluar ta përdorin "audit" apo jo

3. Përsa i përket shprehjes "Right of way" unë e kam hasur vetëm një herë në konteksin e mëposhtëm: "I have the right of way" (Unë e kam të drejtën e kalimit). P.sh., në një udhëkryq (në SHBA), i cili nuk kontrollohet nga dritat, por nga tabelat e Stopit, atëherë ta zemë se katër makina nga të katërta anët e udhëkryqit vijnë tek tabelat përkatëse të stopit në të njëjtën kohë. Atëherë cila makinë niset më parë? Zakonisht i bëhet shenjë njërës prej tyre të niset (ose ai që mendon se arriti aty i pari mund të niset), ndërsa për tri makinat e tjera, rradha e kalimit rregullohet me anë të rregullit që makina në të djathtë të atij që u nis më parë, kalon e dyta e kështu me rradhë. Pra unë vetëm e kam hasur këtë shprehje në kontekstin e mësipërm dhe me sa mbaj mend, kam përdorur në këtë formë: "e drejta e kalimit, rradha e kalimit".

Kjo është një temë mjaft interesante, prandaj nëse ke kohë, mund të diskutojmë të gjithë së bashku edhe fjalë të tjera.

Edhe një herë faleminderit Fabi,
Monika


Fabiana Papastefani wrote:

Të nderuar kolegë,

Dua të ndaj me ju çështjen e përkthimit të disa termave nga anglishtja në shqip, si më poshtë:

1. Performance – a përdorni ju nje fjalë të vetmë për performance?

2. Audit – këtu dua të sqaroj diçka. Kam përkthyer dis aherë në seminare mbi “auditin” pasi ky është një funksion goxha e ri në Shqipëri. Kur unë fillova të huj në thellësi të kësaj teme (së pari për të përkthyer fjalën audit e së dyti për të kuptuar se ç’ishte në të vërtetë audit-i. Mora vesh se deri tani në Shqipëri kryhej kontroll (Kontrolli i Lartë i Shtetit me degët e tij) dhe jo audit. Më pas m’u shpjegua se ç’ishte në të vërtetë auditi (në cilin moment të aktivitetit të një institucionit ndërhyn, në ç’formë, si është organizuar, kujt i shërben, si rrjedh informacioni i dalë nga audited dhe masat që duhen marrë). Kur mësova edhe për llojet e auditit të brendëdhëm dhe të jashtëm, si ndërthuren dhe si ndahen, kujt i shërbejnë sejcili, horizonti u hap më tej. Pastaj kur përktheva manualet, rregulloret, përshkrimet e sakta të punës së tyre, unë edhe më shumë e pata të vështirë të gjeja një fjalë të vetmë në shqip që t’i pëqrputhet saktësisht termit audit me gjithë ç’nënkupton ky term. Për momentin ai është pranuar audit në Drejtorinë e re të Përgjithshme të Auditit të Brendëshëm të sapo krijuar në Ministrinë e Financave në Tiranë.

3. Right of Ëay – ky është një term që përdoret shumë në fushën e transportit. Edhe në këtë fushë kam perkthyer prej pesë vjetësh tashmë. M’u shpjegua se kjo do të thotë: “E gjithë pjesa e tokës së shpronësuar për qëllime ndërtimesh publike, si rrugë, ura, sheshe apo të tjera” (kryesisht rrugë) që nuk përfshin vetëm rrugën ku ecin makinat (carriage ëay) por edhe bankinat (shoëlders, embankments), shpatullat-sopet, jeshillëqet anës rrugës, në rastin e autostradave edhe një pjesë pak më tej ku zakonisht vendosin një rrjetë teli. Unë edhe këtu kam pasur pakëz vështirësi për të gjetur termin e shkurtër shqip. Për të evituar keqkuptimet më është dashur ta them me më shumë fjalë: “Toka e Shpronësuar për Ndërtimin e Rrugës”.

Më falni që u zgjata kaq shumë edhe sepse të tilla fjalë janë me dhjetra në çdo fushë.

Fabiana


[Edited at 2003-08-29 20:54]
Collapse


 
mergim
mergim  Identity Verified
Estados Unidos da América
Local time: 22:33
Inglês para Italiano
+ ...
Lidhur me pyetjen shumë me vënd të koleges tonë Fabiana Aug 31, 2003

E dashur kolege Fabiana,
Që në fillim dua të konformohem plotësisht me përgjigjet që dha kolegia jonë Monika :
Përgjigjet e saja ishin shumë të sakta.Unë do të shtoj vetëm disa detaje, ose më saktë do të jap disa sinonime ose perifrazime.
"Audit": Ushtrim kontrolli mbi dokumentacion financiar. Gjithashtu: Një analizë e detajuar me pikësynim të zbulojë lidhjen në mes shkakut dhe pasojës financiare.
"Performance": Efektivitet, punë e kryer me sa më
... See more
E dashur kolege Fabiana,
Që në fillim dua të konformohem plotësisht me përgjigjet që dha kolegia jonë Monika :
Përgjigjet e saja ishin shumë të sakta.Unë do të shtoj vetëm disa detaje, ose më saktë do të jap disa sinonime ose perifrazime.
"Audit": Ushtrim kontrolli mbi dokumentacion financiar. Gjithashtu: Një analizë e detajuar me pikësynim të zbulojë lidhjen në mes shkakut dhe pasojës financiare.
"Performance": Efektivitet, punë e kryer me sa më pak mbeturinë, paraqitje publike, rezultat maksimal me minimum investimi kohe, energjie ose burimesh (resursash). Edhe Monika e trajtoi saktë larmín'e kuptimeve sipas rasteve.
"Right of way": E vetme, kjo shprehje përkthehet siç e shpjegoi Monika. Me kontekst tjetër duhet shikuar situata konkrete. Përgjithësisht ka kuptimin: E drejta e kalimit ose e parakalimit.
U gëzova për pyetjet që shtroi Fabiana edhe pse mësova që emërtimi i një departamenti, siç na e cilësoi kolegia, ma fashit disi habínë pse gjuhëtarët po shtyjnë urat që parlamenti të kalojë një projekt ligj mbi gjoba ndaj "fajtorëve"që shkelin rregullat e drejtshkrimit. Absurditet i pari e paradoks i dyti!
Collapse


 
Fabiana Papastefani-Pezzoni
Fabiana Papastefani-Pezzoni  Identity Verified
Albânia
Local time: 04:33
Membro (2003)
Inglês para Albanês
+ ...
Autor do assunto
Perkthimi i Right of Way Sep 1, 2003

E dashur Monika dhe mergimi,

Falemnderit. U sqarova shume mire mbi performance, vertete me ndihmoi shume, pas i doja te isha e sigurt ne ate qe beja (edhe une e perktheja sipas kontekstit).

Audit - mergimi ka te drejte, dhe na fakt specialistet qe vinin per trainim me shpjegonin edhe elemente te tjere (si pershembull koha kur kryhet nje audit (gjate veprimtarise se nje firme, organizate, institucioni, dhe jo vetem financiar por edhe procedurash, politikash ligjor, etj
... See more
E dashur Monika dhe mergimi,

Falemnderit. U sqarova shume mire mbi performance, vertete me ndihmoi shume, pas i doja te isha e sigurt ne ate qe beja (edhe une e perktheja sipas kontekstit).

Audit - mergimi ka te drejte, dhe na fakt specialistet qe vinin per trainim me shpjegonin edhe elemente te tjere (si pershembull koha kur kryhet nje audit (gjate veprimtarise se nje firme, organizate, institucioni, dhe jo vetem financiar por edhe procedurash, politikash ligjor, etj), koha kur kryhet nje kontroll (qe eshte edhe revizion, por qe auditi nuk mund te quhet revizion dhe as kontroll).

Mirela, ndoshta e kam takuar babane tend ne trainimet qe kemi bere ne Tirane, mos eshte nje burre pak i thinjur, jo shume i gjate e i shendoshe? Emrat nuk kane se si me kujtohen se ata ishin shume, por babane tend me duket se e kam takuar ne nje seminar per prokurimet te organizuar nga International Law Institute, tek Hotel Tirana.

Kurse Right of Way, ne menyren qe e kam hasur une, gjendet vetem ne Technical Specifications (Expropriations, Design, Topographical & Geotechnical Survey). Ajo permendet shpesh ne formen: "The Right of Way for the Durres-Rrogozhine is almost totally expropriated". Ose: "The Geotechnical & Topographical Survey will have to include the hole Right of Way". Ose: "The Feasibility & Environmental Stydu will include the Right of Way for Kukes-Morine and some ofthe adjacent villages & communities".

Mua m'a kane shpjeguar ashtu sic e kisha pershkruar ne mesazhin e pare, pra e gjithe siperfaqja e tokes e cila duhet te shpronesohet (nga private) dhe te vihet ne dispozicion te Entit ndertues per qellime ndertimesh civile (rruge, ujesjelles, etj).

Shume falemnderit per komentet tuaja dhe mbetshi me shendet,

Fabi
Collapse


 


Não foi designado um moderador especificamente para este fórum.
Para reportar violações de regras do sítio ou para obter ajuda, por favor contacte o staff do sítio »


Përkthim termash nga anglishtja në shqip






CafeTran Espresso
You've never met a CAT tool this clever!

Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer. Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools. Download and start using CafeTran Espresso -- for free

Buy now! »
Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »