Shqetësimi që ndjehet teksa lexon shkrimet e dy intelektualëve Autor da sequência: Monika Coulson
| Monika Coulson Local time: 20:59 Membro (2001) Inglês para Albanês + ... LOCALIZADOR DO WEBSITE
Mendoj se shkrimi i mëposhtëm nga Profesori i gjuhës shqipe Mërgim Korça është jo vetëm me interes për të gjithë ne, por edhe me shumë vlerë...
Shqetësimi që ndjehet teksa lexon shkrimet e dy intelektualëve.
Shkruar nga : Mërgim Korça
Shtysa për t’i shkruar këto radhë u bë një shkrim i Kostaq Xoxës të cilin e njoh ... qëkur e mbaj mënd veten time. Prandaj edhe shkrimi i Kostaqit me titull Gjuhëtarët po e humbasin durimin, ma tërho... See more Mendoj se shkrimi i mëposhtëm nga Profesori i gjuhës shqipe Mërgim Korça është jo vetëm me interes për të gjithë ne, por edhe me shumë vlerë...
Shqetësimi që ndjehet teksa lexon shkrimet e dy intelektualëve.
Shkruar nga : Mërgim Korça
Shtysa për t’i shkruar këto radhë u bë një shkrim i Kostaq Xoxës të cilin e njoh ... qëkur e mbaj mënd veten time. Prandaj edhe shkrimi i Kostaqit me titull Gjuhëtarët po e humbasin durimin, ma tërhoqi menjëherë vëmëndjen. Tek lexoja se si autori godiste përdorimin e fjalëve të huaja në shtypin tonë të përditshëm, më dukej sikur kishim biseduar gjerë e gjatë me të lidhur me këtë shëmtim që po i bëhet gjuhës tonë të bukur amtare të cilën njerëz të papërgjegjshëm po e shëpërfytyrojnë me barbarizmat që përdorin. Pa le sa bukur autori vë në dukje se si vetë ata që i përdorin këto fjalë të huaja i shkruajnë gabim se nuk i dijnë saktë as vetë ! Përgjatë shkrimit mësova edhe se si specialistë të shquar në fushë të gjuhësisë, ( sikurse M.Çeliku ), të zëmëruar me të drejtë me shtëpitë botuese që nxjerrin botime thuajse të palexueshme nga ana gjuhësore, paskan arritur deri atje sa të shprehen se “ ... duhet mbajtur qëndrim ndëshkues, duke filluar nga gjobat e rënda e deri në heqjen e së drejtës së botimit.” Ky informacion që mora më futi në mendime.
Në vazhdim të leximit artikullit, nëntitulli Tallazet e njësimit, si edhe vetë trajtimi i materialit nga ana e autorit të shkrimit, detyrimisht më bënë që jo vetëm shkrimin e mikut tim Kostaqit t’a lexoja me shumë përqëndrim edhe vëmëndje, por t’a kërkoja e t’a lexoja edhe shkrimin e zotit Ardian Ndreca botuar në gazetën Bota Shqiptare me titull Serioziteti i gjanave të kota, të cilit në mënyrë kritike i adresohej Kostaqi.
Duke marrë shkas tashti në mënyrë të mirëfilltë nga një shkrim i bërë nga një mik imi nga njera anë, si edhe nga një person thuajse i panjohur për mua, nga ana tjetër, e gjithashtu duke dashur të çfaq edhe mendimin tim lidhur me problemet e ngritura, mendoj që trajtimin e problemeve ta zhvillojmë hap mbas hapi pa e harruar etikën, gjë e cila dëndur e më dëndur fatkeqësisht po vrehet vitet e fundit gjatë kritikave si edhe replikave të ndërsjella.
Në parim, problemet e ngritura na shqetësojnë të gjithëve. Nga ana tjetër ata që do ta shtyjnë punën përpara si edhe do t’i korrigjojnë mangësitë si edhe gabimet e kaluara, padyshim që do të jenë vetë gjuhëtarët. Prandaj mendoj të shtroj edhe një parakusht të dytë, që duhet të jetë në themelin e bashkëbisedimit në mes gjuhëtarëve në vetvete nga njera anë, si edhe dashuruesve të gjuhës shqipe, nga ana tjetër e që duhet të jetë parimi i kompromisit.
Nisur tashti nga parakushtet që shtrova, po jap edhe disa mendime ashtu siç i ndjej.
Mllefit që çfaq ai gjuhëtari i shquar ( M.Ç. ) ndaj atyre që e përdhosin gjuhën shqipe, i bashkohem plotësisht edhe unë. Vetëm se unë nuk mund të ndaj me të mendimin lidhur me masat që ai propozon të merren. Në atë përfundim çon ndikimi i madh që ka në nënvetëdijen e tij periudha tejet e zgjatur diktatoriale. Sa për një shëmbull konkret mund të përmëndim Pol Potin i cili, përgjatë sundimit të tij terrorist katërvjeçar mbi Kamboxhian, kish futur si nen kushtetute dënimin me vuajtje fizike për atë që përdor fjalë franceze gjatë shkrimit në gjuhën kmere. Prandaj, në qoftë se duam të pranojmë se jemi përkrahës të mendimit të lirë dhe e respektojmë këtë të fundit, kurrsesi nuk na lejohet që të bëjmë gabimin e rëndë dhe pikëpamjen tonë t’ua detyrojmë edhe të tjerëve, ( kur ajo, në vetvete, nuk përbën krim ). Ndrydhja e mendimit të lirë nuk është gjë tjetër veçse dhuna intelektuale e diktaturave e cila njerëzve ua dyzon mendimet në ato që i çfaqin botërisht si dhe në ato që i strukin në skutat e errëta të vetëdijes së tyre.
Vazhdojmë tashti më tutje me shqyrtimin e problemit të Kongresit Drejtshkrimit si edhe të gjuhës njësuar që ngrenë në mënyrë të ndërsjellë dy autorët e shkrimeve, zoti Ardian Ndreca dhe si i replikon Kostaq Xoxa. E them që në fillim se për hir të debatit shkencor fisnik dhe pasurimit të të dhënave si edhe argumenteve të problemit, mendoj se i shërbejnë çështjes nja dy sheshime paraprake terreni.
Që të dy autorët e shkrimeve janë intelektualë të mirëfilltë. Për Kostaqin nuk kam se ç’të zgjatem. Kurse me emrin e zotit Ardian Ndreca për herë të parë jam ndeshur tek lexoja një shkrim-studim rreth figurës së studjuesit të shquar të gjuhës shqipe, Mustafa Merlika Krujës. Më vonë më ra rasti të lexoja një fashikull dhe konkretisht nr.6 të vitit 2002 të revistës kulturore STUDIUM, ( e përdyjavëshme kulturore e themeluar që më 1906-ën e që botohet në Romë ), ku Dr. Ardian Ndreca kishte të botuar një studim tejet interesant mbi nihilizmin, (Nichilismo e domanda di senso). Atëbotë mësova se zoti Ndreca mbante titullin Doktor i Shkencave dhe ishte docent pranë Universitetit Urbanian të Romës. Së fundi kam lexuar një tjetër vepër të tijën të botuar në Pavia me titull NDERMJETESIM APO PARADOKS ? Kierkegardi kundra Hegelit (Mediazione o paradosso? Kierkegard contra Hegel). Kureshtja e ngjallur nga këto arritje të këtij djaloshi shqiptar më shtyu ta gjej mundësinë dhe para dy muajsh pata rastin të takohesha me të, ndonëse shumë shkurt, në Romë.
I vura në dukje këto momente që të theksoj diçka e cila simbas meje ka rëndësi themelore. Së bashku me Kostaqin i kemi lënë tashmë mbrapa të 70-tat. Nuk ka dyshim se e duam vëndin tonë e po aq edhe gjuhën e bukur shqipe. Sikurse ne, po ashtu i duan të dyja këto si ai gjuhëtari i shquar që revoltohet me përdhosjen që i bëhet gjuhës shqipe, ( nga t’ashtuquajtur shkrimtarë ), e gjithashtu edhe Dr. Ndreca. Pra në parim të gjithë jemi në një mëndje. Sa bukur atëherë të ndjekim rrugën e kompromisit të ndërsjellë, të mënjanojmë ato gjëra që edhe mund të çpërfillen, e të bijem në bashkërendim mendimesh. Kësisoji nuk do të çpiknim asgjë të re, por vetëm do të ndiqnim teorinë e probabilitetit të Gaussit ku djathtas e majtas boshtit kryesor të ruanim sasitë e mirëqëna deri ... në kufijtë e njësive të papërfillëshme.
Hyjmë tani në temën e mirëfilltë, njësimi i gjuhës shqipe.
Kostaq Xoxa shkruan : Ç’është e vërteta, njësimi i gjuhës shqipe ishte një domosdoshmëri. Unë e mbështes plotësisht dhe theksoj se pohimin e tij nuk e luan as topi, ( siç thotë populli ). Me këtë rast shtoj se Kuvëndi i Elbasanit, fillë mbas Kongresit Manastirit, pranoi si themel të gjuhës tonë kombëtare të folmen elbasanase. E vazhdoi më tej punën konkrete Komisija Letrare, e formuar në Shkodër nga Dom Ndre Mjeda edhe Luigj Gurakuqi, që në kohën e pushtimit Austro-Hungarez. Dhe domosdo e vuri mbi themele të mirëfillta shkencore problemin e njësimit të gjuhës, Instituti i Studimeve Shqiptare. Me një fjalë prirja e Institutit të Studimeve Shqiptare ishte që gjuha e njësuar letrare shqipe të ishte gegërishtja e Shqipërisë Mesme dhe konkretisht e folmja e qytetit të Elbasanit. Me propozimin e Institutit Ministria e Arsimit me vendimin nr.61 të datës 20 shkurt 1942 caktoi si tekst bazë të sintaksës shqipe tekstin e punuar nga At Justin Rrota për klasat e II-ta të III–ta dhe të IV-ta të kurseve të ulëta të shkollave të mesme. Natyrshëm lind pyetja : Ku u bazua ai Institut lidhur me përzgjedhjen e së folmes shqipe ? Sepse gegërishtja me format e saja të Shqipërisë Mesme si edhe të asaj të Veriut flitej nga 2/3 e popullsisë shqipfolëse. Edhe albanologët më të shquar si Meyeri, Weigandi, Nahtigali, e deri tek Jokli ishin të mendimit që shqipja e normës letrare të ishte gegërishtja. I vetmi i albanologëve që nuk pajtohej plotësisht me ta, ishte Petrotta.
Kaq sa për një paraqitje fluturimthi që lexuesit t’ia rikujtojmë të vërtetën historike se puna për njësimin e gjuhës shqipe nuk është se filloi vetëm mbas 28 nëntorit 1944.
Me shumë të drejtë K.Xoxa shkruan se regjimi u tregua autoritar në shkencë, dhe pra me diktat u imponua toskërishtja si themel i gjuhës së njësuar. Dhe me atë rast përmënd se si vetëm Mark Ndoja, Mark Gurakuqi, si edhe ndonjë tjetër ishin për rrugën e mesme, jo për toskërishten. Për këtë pjesën e dytë të pohimit të tij nuk jam plotësisht dakord. Të lartpërmëndurit ishin mbështetësit e regjimit. Atyre u jepej mundësia ti shprehnin bindjet e tyre e megjithatë u thyen dhe u treguan puthadorë duke u pajtuar me porositë e partisë. Por kish të tjerë studjues të shquar të gjuhës shqipe si profesorët Mark Dema, Guljelm Deda, Pashko Gjeçi e të tjerë që çpërfilleshin sikur nuk ekzistonin ! Ata u luftuan vetëm se ishin të papërkulshëm në bindjet e tyre shkencore. Por lufta e paprincip dhe mohuese e vlerave kulturore të trashëgimisë letrare gege të kombit tonë nuk zë fill me ta, se ata në fund të fundit ishin gjallë kur zhvilloi punimet Kongresi i Drejtshkrimit. Ajo luftë e merr revanin e saj të çalë që kur strategu i Anschluss-it ( përfshirjes ) të Shqipërisë në suazën e Jugosllavisë, Josif Broz Titua, filloi ta drejtonte marionetën e tij, diktatorin e ardhëshëm shqiptar, si të donte vetë. Objekt i çrrënjosjes ishin padyshim të gjithë intelektualët dhe patriotët shqiptarë por ata gegët, e posaçërisht kleri katolik i veriut, për të cilët shkjau kish urrejtje të veçantë, u përfshinë pikërisht në syrin e ciklonit antishqiptar ! I përlau dhe i zhduku rrebeshi sllavokomunist studjuesit gegë Patër Anton Harapin, Dom Lazër Shantojën, At Mati Prendushin, Patër Danjel Dajanin, At Justin Rrotën, Patër Bernardin Palajn, At Donat Kurtin e kë të zëmë në gojë më parë. E si armiq të betuar që u etiketuan, domosdo edhe vepra e tyre u mohua dhe u zhduk ! Si të jashtëligjëshme u dënuan edhe veprat e At Gjergj Fishtës, Mustafa Krujës, Ernest Koliqit e Karl Gurakuqit me shokë e kësisoji trashëgimia jonë gjuhësore kombëtare, duke mbetur pa pjesën përbërëse gege, u cungua.
Edhe Dr.Ndreca nga ana e tij, bën pohime shumë të themelta kur thotë se duhet së pari me e dashtë shqipen, toskënishten e gegnishten ... sepse ... kena nevojë për dashunues të gjuhës ... askush nuk don sot me u kthye mbrapa e nji njeri qi don me ndreqë nji faj të shkaktuem prej regresit politik nuk na duket se kthehet mbrapa. Ajo çka lypet âsht me gjetë gjuhën e përbashkët me mënyra shkencore dhe jo politike, gjuhën e dashunisë.
Në vazhdën e këtyre pohimeve dua të sjell edhe dy kujtime jo pa interes për çështjen që trajtohet. Rreth viteve 60-të isha i pranishëm gjatë një bisede që zhvillonte Artisti i Popullit Loro Kovaçi me mikun e tij të ngushtë Prof. Anton Krajnin. E pyet L.Kovaçi profesorin se e cilit drejtim ishte prirja lidhur me të ardhmen e gjuhës shqipe. Profesori e shikoi, vuri buzën në gaz dhe tha : Veç t’dijshmit e karakterplotit Çabej, janë edhe nja dy elbasanas deri diku t’dijshëm por pa kërçik, (të pa kockë), e mandej gjûhën shqype po e studjojnë t’pa dijtunit tue i mohue visaret e kombit. Pra ç’kem me pritë synesh ? Heshti pak edhe shtoi : Çabej thotë se për gjûhën shqype po bân shum Dr.Hamdi Sulçebej i cilli, me emisionet e tija shëndetsore të përjavëshme, po difton se sa mirë merret vesht e foluna elbasanase në tânë vêndin t’onë. Lene mandej se sa sinonime nep doktori për ndonji fjalë që i duket e vështirë me u kuptue.
Kurse poeti, shkrimtari dhe lavruesi i gjuhës shqipe Prof.Arshi Pipa më pati pohuar në 1990-ën : Shpërfillja e autorve gegë me urdhën nga lart, kjo s’ka se si me qenë e pranueshme. Kjo nuk âsht shkencë por terror shkencor i ushtruem prej komunistave ! Megjithate duhet pranue se Kongresi i Drejtshkrimit duhej bâ, e po t’ishte bâ me kohë dy të folmet shqipe kishin me u pasë trajtue si dy komponente të gjûhës tonë të bukur shqipe. Kurse sot gegnishtja âsht mohue krejtsisht !
Gjuha në vetvete është një dukurí shoqërore dhe si e tillë edhe duhet studjuar. Fatkeqësisht Kongresi Drejtshkrimor i 1972-it duke mos e përfillur metodën bazë në studimin e gjuhës që është ajo krahasuesja, e drejtoi tehun e punimeve të tija duke e mënjanuar gjysmën e visareve të kombit tonë që përbëhen pikërisht nga e folmja gege. Gabimi u thellua edhe më shumë sepse nuk u muar fare parasysh të ndërtohej një skelet i krahasuar ndërmjet dy gramatikave : asaj të së folmes gege si edhe asaj toske. Si mund të shkohej shkencërisht drejtë një gjuhe të njësuar kur nuk u shkua fare drejtë burimit të gjuhës së shkruar gjë e cila çpërfilli me paragjykim keqdashës gegërishten ? Si pasojë metodologjia e përdorur i kundroi shumë përciptas elementët bazë të studimit një gjuhe që janë : Origjina e saj, natyra e gjuhës e domosdo pastaj edhe zhvillimi i saj. Ne sot kemi kundërthënje të vazhdueshme ndërmjet gramatikës dhe kuptimit, nga njera anë, e gjithashtu pastaj edhe ndërmjet gramatikës edhe fonologjisë, nga ana tjetër. Duhet pranuar se çpërfillja e së folmes gege çoi drejtë thellimit artificial të hendekut ndërmjet semantikës edhe fonologjisë. Kujtojmë me këtë rast përpjekjet e vazhdueshme të shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare i cili vazhdimisht kërkon rrugë fjalë-formimesh të reja si duke luftuar që të pastrohet gjuha shqipe nga barbarizmat krejtësisht të panevojëshme të hyra në të, e gjithashtu për t’ua prerë rrugën neologjizmave që vetë zhvillimi e përparimi i bën të trokasin në dyert e gjuhës sonë. Ky fenomen është krejtësisht i logjikshëm sepse vetë studimi shkencor si edhe filozofik i përparimeve shkencore edhe teknologjike me të cilat përballet njerëzimi sot, paraqesin nevojën e ngutëshme të krijimit leksikut të ri që ky të ecë përkrah këtyre përparimeve.
Po ti hedhim një sy, sa për një ide, metodës përdorur nga iluministi dhe shtetari i famshëm turk që e europianizoi Turqinë, Qemal Ataturku, për njësimin e gjuhës turke duke e shkrirë turqishten osmane në një gjuhë letrare moderne, ballafaqohemi me një realitet tejet të çuditshëm. Që më 1928 me ligj u ndalua përdorimi i turqishtes osmane në botime të ndryshëme si edhe gazeta. Por, edhe sot e kësaj dite, me që trashëgimia tejet e pasur në fushën e drejtësisë nuk ka se si të hidhet poshtë me një vendim ose edhe me dhjetra ligje, leksiku i drejtësisë mbështetet kryesisht në turqishten osmane ! Dhe më e çuditëshmja është se ligjëshmëria turke nuk bazohet as në Kodin Napoleonik dhe as në atë të ngjarjeve të parandodhura. Jo. Kodi turk bazohet në Kodin Zviceran.
Nga ana tjetër, jo që nuk i ka shkuar në mëndje njeriu që ta dënojë autorin e njohur turk Said Nursi i cili përdor një frazeologji të përzier turqishtje osmane me turqishte moderne, por në veprën e tij të njohur prej 715 faqesh me titull Natyra dhe qëllimet e njeriut, në fund të vëllimit janë jo pak por 87 faqe fjalori turqishte osmane – turqishte zyrtare.
I solla këta shëmbuj për ta forcuar idenë se si në çdo shkencë edhe në gjuhësi, shikimi mbrapavështrues gjithëmonë nxjerr në dukje gabime të kryera të cilat duhet të shërbejnë si baza për ta çuar punën e ardhëshme më përpara e njëkohësisht të mënjanohen ato metoda të cilat kanë treguar qartësisht se kanë qenë me mangësi edhe të gabuara.
Nuk mundem të mos e kujtoj përgjatë kësaj vazhde profesor Koliqin, të madhin gjuhëtar edhe letrar të harruar e të mohuar prej diktaturës, i cili pohonte :
Po u përçmue vepra e Atdhetarve të breznís paraprise në kalesë, ndërprehet trashigimi kombtar. E pa visár gojdhânash e dhânash kulturale, Shqiptarët nuk do t’u njifshin në botë mâ si komb por si nji grumbull njerzish ardhacakë.
Nisur nga të gjitha ç’u radhitën më sipër mendoj të shtroj edhe unë disa mendime lidhur me trajtimin e problemit tejet serioz të gjuhës së njësuar shqipe. Së pari, dua të pohoj me zë të lartë se në asnjë mënyrë dhe askujt nuk duhet ti shkojë në mëndje dhe të mëtojë që të kthehemi mbrapa dhe ta bëjmë gegërishten gjuhë letrare normative të shqipes. Të pretendohet të bëhet një gjë e tillë do të përsëritej ndaj toskërishtes i njejti gabim që u bë në vitin 1972, por me kah të kundërt ! Por, dhe ka gjithënjë një por, sot ndodhemi përpara faktit që lumit të gjuhës sonë të bukur shqipe i është tharë artificialisht dega bashkërrjedhëse gegërishte e cila në shtratin e saj, përzier me zajet, ka një morí grimcash xehesh floriri. Ato s’janë gjë tjetër veç pjesë e thesarit kombëtar shqiptar, ato janë pjesë e visareve dhe e historisë së kombit tonë! Duke marrë parasysh se çdo intelektual i vërtetë e njëkohësisht edhe i ndershëm, sado i politizuar që të kish qenë, e kuptonte më 1972-in se diskriminimi i gegërishtes ish një dhunë pseudoshkencore e padrejtë, duhet ta japë sot ndihmesën e tij sado modeste qoftë, që të hiqet ajo pritë artificiale e cila e thau shtratin e rrjedhës gege të gjuhës sonë. E kjo punë bëhet vetëm duke u udhëhequr nga ndjenjat e pastra kombëtare dhe duke lënë më një anë smirat profesionale. Kësisoji mundësohet rivlerësimi edhe botimi i veprave të autorëve më të shquar gegë. Nga ana tjetër pjesa më e zgjedhur e krijimtarisë tyre duhet përfshirë në programet si edhe në tekstet shkollore duke u bërë ato edhe pjesë e gjallë e programeve radiofonike si edhe televizive.
Duam shëmbuj ? Ngado që ta kthejmë shikimin kemi plot. Thash’e themet e grave, e Goldonit, ndonëse shkruar që në vitin e largët 1751 në të folmen veneciane, çfaqet me sukses të madh sot e kësaj dite. Por edhe Erashka si edhe vepra të tjera madhore të tijat shkruar më vonë në frengjisht në Paris, ai vetë i rishkroi për publikun italian në të folmen veneciane, ashtu siç vihen në skenë edhe sot. Po Edoardo de Filippo, i cili vetëm në të folmen napoletane ka shkruar, a nuk është ndër autorët më të ndjekur edhe sot në Itali, për të mos thënë më i suksesshmi ? Po të hedhim sytë nga Turqia e të shikojmë se si vepruan letrarët e shquar dhe me prirje moderne si Ahmed Hashimi, Jahja Beyati e Nazim Hikmeti me shokë, do të shohim se si ata pa smirë si edhe me ndjenjë të thellë kombëtare, dijtën të gërshetojnë në veprat e tyre, ( të përkthyera në të gjithë botën ), në mënyrën më të përkryer trashëgiminë e hajthme osmane me lirikën e përkryer europiano- perëndimore !
Nisur nga kjo frymë kam mendimin se gjuhëtarët si edhe letrarët tanë, tashmë të pandrydhur shpirtrisht me porosí nga lart si edhe nene kodi penal, duhet ta japin ndihmesën e tyre të ndershme dhe me vlera të paçmueshme për gjurmët që ajo punë e sotme do të lerë në shtegun e historikut të çështjes sonë kombëtare, sepse gjuha e folur e posaçërisht ajo e shkruara, janë shprehja kulmore e personalitetit të një populli ! Ato janë mishërimi i kulturës, mënçurisë si edhe trashëgimísë të shpirtit krijues popullor.
E tashti, në mbyllje të shkrimit, nuk kam se si të mos e drejtoj vëmëndjen e lexuesit ndaj hulumtuesit që, pa më të voglën mëdyshje, ka qenë dhe mbetet më i madhi studjues yni i gjuhës shqipe, Profesor Eqrem Çabej. Pa u ndalur në shqyrtime pohimesh të tija p.sh. kur thosh se madhështia e veprës Patër Fishtës pa asnjë stepje mund ta bënte profesorin të bëhej katolik; apo se si materiali i tij studimor për Kongresin e Drejtshkrimit përqëndrohej tek tradita e shkrimit të gjuhës shqipe që nga Buzuku e deri tek Mjeda, qëndrime të cilat i flisnin hapur diktatorit lidhur me pikëpamjet e studjuesit të shquar sa i takon gjuhës së kultivuar gegërishte, dua të bëj një krahasim. Njeri nga Padishahët e Persisë, i mbushur siç qe me vetveten, kërkoi ta ballafaqonin me njeriun më të mënçur të vëndit. Më në fund ia sollën të përzgjedhurin para fronit. I drejtohet Padishahu të mënçurit dhe i thotë : Në njërën dorë që kam mbas shpine kam një zog. I gjallë është ai apo i ngordhur ? Për ta shpëtuar jetën e zogut i mënçuri përgjigjet : Madhëri, është në dorën tuaj !
E tani, që nuk ndodhemi më përpara trysnisë diktaturës, më duket sikur nga amëshimi profesori i nderuar na bën thirrje e na thotë :
Gjuhën e bukur shqipe, gegërishten edhe toskërishten, i kini në dorë ju, dashuruesit e shqipes ! ▲ Collapse | | | Artikulli ne mesazhin tend | Aug 26, 2003 |
Monika, une nuk do t'i kisha imagjinuar fjale kaq te forta ne mbrojtje te gjuhes sone. Artikulli qe emocionues dhe mbyllja me la pa fjale. Ama ne ende mbetemi pa pergjigje te sakte mbi faktin nese do te pranohej nga redaktori i ndonje shptepie botuese shkrimi ne gegerisht. Ketu ne Shqiperi kane ngelur ende kaq te forta tendencat per te kontrolluar e cencuruar. Jo te gjithe e ndjejne dhe disa mund te thone se kjo nuk eshte e vertete.
Sa per shtremberimet me neologjizma, une qe banoj... See more Monika, une nuk do t'i kisha imagjinuar fjale kaq te forta ne mbrojtje te gjuhes sone. Artikulli qe emocionues dhe mbyllja me la pa fjale. Ama ne ende mbetemi pa pergjigje te sakte mbi faktin nese do te pranohej nga redaktori i ndonje shptepie botuese shkrimi ne gegerisht. Ketu ne Shqiperi kane ngelur ende kaq te forta tendencat per te kontrolluar e cencuruar. Jo te gjithe e ndjejne dhe disa mund te thone se kjo nuk eshte e vertete.
Sa per shtremberimet me neologjizma, une qe banoj ketu ne Tirane skandalizohem perdite e me shume nga gazetare, fjale-mbajtes (seminare, konferenca ku une perkthej). Sic thuhej edhe ne artikull, ata ndonjehere as qe e dine kuptimin e neologjizmit te tyre dhe e perdorin edhe pa vend. Hajde de` ata qe jetojne jashte Shqiperise, se helbete`, ngaterrohen nga gjuha qe flasin cdo dite. Po ne Shqiperi??!!
Nejse, une do te kisha shume shembuj bile do te doja per disa fjale per te cilat ende nuk kam gjetur nje fjale ekzakt ne shqip. Ndoshta duhet hapur nje teme e vecante per to dhe duke i diskutuar edhe i shkembejme e na vlejne.
Fabiana ▲ Collapse | | | Monika Coulson Local time: 20:59 Membro (2001) Inglês para Albanês + ... Autor do assunto LOCALIZADOR DO WEBSITE Shkrimi është shkruar nga Zoti Mërgim Korça | Aug 26, 2003 |
E dashur Fabiana,
Së pari të falënderoj që shkruat në këtë rubrikë. Vërtet që artikulli është shumë emocionues dhe i vlefshëm për të gjithë ne. Artikulli i mësipërm është shkruar nga Profesori i gjuhës shqipe Mërgim Korça. Unë kam patur fatin të diskutoj disa gjëra mjaft të vogla me Profesor Korçën në lidhje me këto probleme dhe kam përfituar shumë. Shpresoj që ky artikull të na shërbejë të gjithëve.
Me respekt,
Monika
Fabiana wrote:
Monika, une nuk do t'i kisha imagjinuar fjale kaq te forta ne mbrojtje te gjuhes sone. Artikulli qe emocionues dhe mbyllja me la pa fjale. Ama ne ende mbetemi pa pergjigje te sakte mbi faktin nese do te pranohej nga redaktori i ndonje shptepie botuese shkrimi ne gegerisht. Ketu ne Shqiperi kane ngelur ende kaq te forta tendencat per te kontrolluar e cencuruar. Jo te gjithe e ndjejne dhe disa mund te thone se kjo nuk eshte e vertete.
Sa per shtremberimet me neologjizma, une qe banoj ketu ne Tirane skandalizohem perdite e me shume nga gazetare, fjale-mbajtes (seminare, konferenca ku une perkthej). Sic thuhej edhe ne artikull, ata ndonjehere as qe e dine kuptimin e neologjizmit te tyre dhe e perdorin edhe pa vend. Hajde de` ata qe jetojne jashte Shqiperise, se helbete`, ngaterrohen nga gjuha qe flasin cdo dite. Po ne Shqiperi??!!
Nejse, une do te kisha shume shembuj bile do te doja per disa fjale per te cilat ende nuk kam gjetur nje fjale ekzakt ne shqip. Ndoshta duhet hapur nje teme e vecante per to dhe duke i diskutuar edhe i shkembejme e na vlejne.
Fabiana
[Edited at 2003-08-28 06:37] | | | Não foi designado um moderador especificamente para este fórum. Para reportar violações de regras do sítio ou para obter ajuda, por favor contacte o staff do sítio » Shqetësimi që ndjehet teksa lexon shkrimet e dy intelektualëve Trados Business Manager Lite | Create customer quotes and invoices from within Trados Studio
Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.
More info » |
| CafeTran Espresso | You've never met a CAT tool this clever!
Translate faster & easier, using a sophisticated CAT tool built by a translator / developer.
Accept jobs from clients who use Trados, MemoQ, Wordfast & major CAT tools.
Download and start using CafeTran Espresso -- for free
Buy now! » |
|
| | | | X Sign in to your ProZ.com account... | | | | | |